1980
Hapja e
Fabrikes se pare
VIZIONI YNË
Ndërmarrja Çeliku PLAST është ndër bizneset më të hershme në Prizren, me traditë 60 vjecare. Në fillim paraardhësit e pronarëve të tanishëm kanë ushtruar veprimtarinë (shërbimin ) si Dyqan i Pavarur Zejtar (DPZ). Me kalimin e kohës, duke përvetësuar profesionin e prindit nga djemtë e themeluesit të DPZ, në vitin 1982, është regjistruar; Organizata e Kontraktuar e Punës së Bashkuar-OKPB, duke ushtruar veprimtarinë metalo-përpunuese në prodhimin e detajeve (pjesëve) të makinave dhe makina të ndryshme, sipas porosisë.
Duke qenë atraktive dhe e vecantë në tregun e Kosovës, si ndërmarrje private; "OKPB Çeliku", ka bashkëpunuar me shumë ndërmarrje shoqërore në mirëmbajtjen e makinave dhe prodhimin e detajeve të ndryshme të makinave sipas llojit të veprimtarisë, si në: industrinë e tekstilit, industrinë me ndërmarrjet ndërtimore, të plastikës, për makinat bujqësore etj...
Meqë Prizreni njihet edhe me përpunimin e stolive nga ari e argjendi, OKPB Çeliku ka prodhuar vegla dhe makina për përpunimin e prodhimeve të tyre.
OKPB Çeliku, me mundësit e veta ekzistuese, vazhdimisht ka ndjekur trendet e zhvillimit të teknologjisë, duke marrë pjesë e vizituar panaire të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Që në vitin 1983, OKPB Çeliku ka marrë pjesë në ekspozitën e prodhimeve dhe inovacioneve të Kosovës (EPIK '83), ku nga organizatorët " Qendra Krahinore për Produktivitet dhe inovacione, është dekoruar me mirënjohje për cilësinë e prodhimeve. OKPB Çeliku, veprimtarinë e lartpërmendur e ka ushtruar deri në vitin 1999. Për shkak të ndërprerjes së punës të ndërmarrjeve shoqërore me të cilat OKPB Çeliku kishte bashkëpunim, në vitin 1999, që detyruar, që me gjithë potencialin e vetë të shndërrohet në NTSH Çeliku Plast, duke transformuar veprimtarinë nga produktet e metalit, në produkte plastike të teknologjisë së ekstrudimit dhe të injektimit.
Ndërmarrja NTSH Çeliku PLAST zhvillon veprimtarinë e saj në një sipërfaqe të mbuluar prej 1000 m2, me të 12 punëtorë të punësuar me kontratë të rregullt pune.
Duke qenë të parët në prodhimin e këtyre produkteve e lider në cilësi, plotësojmë nevojat e vendit dhe pretendojmë shtrirjen edhe përtej kufijve vendor.
Përparimi i ndërmarrjes sonë bazohet në:
1. perfeksionimin e vazhdueshëm të personelit,
2. modernizim e teknologjisë,
3. rritjen e cilësisë dhe rendimentit në punë,
4. shumëllojshmërinë e modeleve, në përputhje me plotësimin e kërkesave dhe shijeve të konsumatorëve, gjithnjë e në rritje, për orendimin sa më të mirë dhe të gjerë të ambienteve adekuate, që vazhdimisht përditësohen për t’u përshtatur trendeve të kohës dhe arritur perfeksion të vazhdueshëm zgjidhen produktet tona cilësore e me cmime atraktive.
Nëpërmjet bashkëpunëtorëve tanë tregtar e salloneve të perdeve, me prodhime tona janë pajisur ambiente cilësore familjare e shërbime si : banesa, vila, hotele, ambiente të ndryshme dhe administrative etj., rrethi i, të cilave po zgjerohet cdo ditë e më shumë.
Motoja e ndërmarrjes sonë është : "SATISFAKCIONI | KONSUMATORIT ËSHRË GARANTUES | CILËSISË SONË. Këtë ndërmarrja Çeliku PLAST ka arritur ta realizojë, sepse vazhdimisht kërkojmë rekomandimet e konsumatorëve dhe ato rekomandime konsiderohen me seriozitet të lartë.
Deklarata e Politikës
Sistemi i Integruar i Menaxhimit
Cilësia, Mjedisi, Shëndeti dhe Siguria
Çeliku Plast është prodhues i elementeve për dyer dhe dritare, garnishte, llamperi, kënde dhe produkte të tjera plastike të teknologjisë së ekstrudimit dhe të injektimit.
Misioni i Çeliku Plast është që vazhdimisht të përmirësoj dhe ofrojë produkte cilësore nëpërmjet përdorimit optimal të teknologjisë dhe burimeve për të siguruar qëndrueshmëri dhe për të kontribuar në mirëqenien e përgjithshme njerëzore dhe ekonomike. Sistemi i integruar i menaxhimit (SIM) i Çeliku Plast është projektuar, zhvilluar dhe mirëmbahet në përputhje me kërkesat e ISO 9001:2015 (Cilësia), ISO 14001:2015 (Mjedisi) dhe ISO 45001:2018 (Shëndeti dhe Siguria profesionale).
Kjo deklaratë parimore përfshin të gjitha elementet e sistemit të menaxhimit përfshirë këtu cilësinë, shëndetin dhe sigurinë profesionale, mbrojtjen e mjedisit dhe ofron një kornizë për vendosje të objektivave. Ne jemi tërësisht të angazhuar që të ofrojmë produkte të sigurta dhe cilësore për të përmbushur kërkesat e klientit dhe palëve të tjera të interesit në përputhje me kërkesat ligjore të zbatueshme dhe kërkesat tjera, duke treguar respekt ndaj mjedisit, kujdes ndaj shëndetit të punonjësve, kontraktorëve dhe vizitorëve.
Menaxhmenti i Çeliku Plast është i përkushtuar të mirëmbaj të gjitha sistemet sipas kërkesave si dhe të përmirësoj ato vazhdimisht. Kjo do të arrihet duke vendosur politika, qëllime dhe objektiva nëpërmes ciklit të përmirësimit të vazhdueshëm dhe duke e rishikuar zbatimin dhe efektivitetin e tyre në baza të rregullta.
Kjo deklaratë e politikës së kompanisë tonë, lëshohet me autoritetin dhe angazhimin tim.
Hapja e
Fabrikes se pare
Është hapur nje mini fabrik i cili u quajt Çeliku, pasi që kryesisht kemi i punuar me prodhimin e pajisjeve te çelikut dhe hekurit
Mbyllet fabrika për shkak të luftës që ishte në Kosovë.
Mbyllet
Fabrika
Mbyllet fabrika për shkak të luftës që ishte në Kosovë.
Investimi
Ne Makineri
Ky vit ishte pak i veshtir pasi që kemi bere nje investim në maqineri dhe në Kallepe Arsyja e investimeve ishte dëshira që gjithmon të jemi një hap para tjerve
Ky vit ishte pak i veshtir pasi që kemi bere nje investim në maqineri dhe në Kallepe Arsyja e investimeve ishte dëshira që gjithmon të jemi një hap para tjerve
Senzacion
I Kompanise
Senzacioni i ksaj kompanie bëhët në këtë vit dhe Çeliku Plast bëri investime marramendese në maqineri dhe në kallepe, nga 5 puntore që i kishte tash i numron plot 30 puntore. Arsyja e investimeve ishte dëshira që gjithmon te jemi nje hap para tjerve
Phone: +383 45 576 255
E-mail: [email protected]